TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar, pas deklaratave të kreut të SPAK Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve.
Tedi Blushi tha se Dumani flet totalisht sipas logjikës së Edi Ramës.
Postimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PL, Tedi Blushi:
Totalisht logjikë alla “Edi Rama”:
Llogaridhënien para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë e quan “presion”, ndërsa presionin që ju bën vetë personalisht Gjykatave duke ju kërkuar të bëhen “noterë” të SPAK-ut dhe të vendosin “afërmendsh”, siç do ky, e quan legjitimitet.