TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ende pa nisur sezoni në vend është regjistruar fluks i turistëve të huaj. Të dhënat zyrtare të Instat konfirmojnë se gjatë muajit mars ka pasur një dyndje të shtetasve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë qëndruar më gjatë se një vit më parë. Rezultojnë se netë-qëndrimet kanë pësuar një rritje me 46% krahasuar me vitin 2023 Përgjatë tre muajve të huajt qëndruan rreth 146 mijë netë në Shqipëri.
Italianët renditen të parët përsa i përket numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë duke lënë në vend të dytë hyrjet e shtetasve nga Kosova. Sipas të dhënave të Instat netëqëndrimet më të shumta janë nga shtetasit italianë dhe zënë 13.3% të totalit ndjekur më pas nga qytetarët nga Kosova, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndërkohë përsa i përket netëqëndrimeve Veriu ka pësuar rritjen më të fortë gjatë muajit mars të këtij viti me 86%. Vetëm në një muaj në alpet shqiptare kanë qëndruar më shumë se 20 mijë vizitorë nga 11 mijë që janë regjistruar një vit më parë. Rajoni qendër renditet i dyti përsa i përket rritjes së netëqëndrimeve dhe bregdeti në vend të tretë.
Tirana rezulton më e vizituara gjatë muajit mars duke pritur rreth 50 mijë turistë të huaj me një rritje prej 88% krahasuar me një vit më parë. Sipas Instat rajoni i jugut është renditur i dyti përsa i përket numrit të vizitorëve duke pritur mbi 9 mijë vizitorë të huaj . Shifrat tregojnë se flukset turistike hyrëse në 4 muajt e parë në vendin tonë janë më shumë se 2.3 milionë. Përgjatë periudhës Janar- Prill numri i turistëve është rritur me 38% në krahasim me periudhën katër mujore të vitit 2023.