AKTUALITET, 16 Qershor 2022, 11:20

KLSH audit në Bashkinë e Vlorës, pezullohen pesë punonjës të Prokurimeve

KLSH audit në Bashkinë e Vlorës, pezullohen pesë

Pas auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në bashkinë e Vlorës, më shumë se pesë persona, shefa të sektorëve të ndryshëm janë pezulluar nga shërbimi civil për 5 vjet.

Vendimi për pezullimin nga detyra u është komunikuar personave të përfshirë, por ende nuk ka një komunikim zyrtar ne lidhje me shkaqet e pezullimit si dhe emrave konkrete.

Kontrolli i KLSH në bashkinë e Vlorës ka zgjatur disa muaj.

Punonjësit e pezulluar janë pjesë e sektorit të Prokurimeve në këtë Bashki.