AKTUALITET, 1 Prill 2022, 12:53

Gjyqtari i shkon në spital, merret vendimi për Nuredin Dumanin

Gjyqtari i shkon në spital, merret vendimi për Nuredin Dumanin
Nuredin Dumani

Është mbajtur sot në spitalin e Traumës seanca për masën e sigurisë ndaj Nuredin Dumanit, i cili akuzohet për disa ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë. Mësohet se ndaj tij është dhënë masa e “arrestit me burg”, në orën 12:10.

Vendimi u dha në spital ku Dumani është shtruar prej dy ditësh për shkak se ishte i plagosur dhe u detyrua të kryente një ndërhyrje kirurgjikale.

I shumëkërkuari është arrestuar në Fier gjatë operacionit të zhvilluar nga RENEA. Dumani dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarjet e pasdites në Elbasan, ku u krye atentat ndaj Talo Çelës, një prej emrave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Dumani është plagosur në shpatull gjatë përplasjes në Elbasan. Ai mori ndihmën e parë në spitalin e Fierit dhe u transportua drejt Tiranës nën masa të rrepta sigurie.

Gjyqtari i shkon në spital, merret vendimi për Nuredin Dumanin