AKTUALITET, 2 Prill 2022, 15:33

U arrestua me të shumëkërkuarin, lihet e lirë e dashura e Dumanit

U arrestua me të shumëkërkuarin, lihet e lirë e dashura e

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën detyrim paraqitje për të dashurën e Nuredin Dumanit, një 20-vjeçare me origjinë nga Kosova, e cila ka dëshmuar në polici se nuk ishte në dijeni të së shkuarës së tij të errët.

Mirjetë Hajdini ka zbuluar se Dumani i është paraqitur me identitet tjetër, dhe kur e pyeste për armën që kishte me vete, ai i thoshte se nuk duhet ta pyeste pasi ‘ishte e vogël, dhe nuk ishte punë për të’.

Ajo tregon se ata janë takuar fillimisht në lokal, dhe më pas Dumani ka shkuar në familjen e saj duke u prezantuar me prindërit.

Ndërkohë Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Henrik Hoxhajn, i cili dyshohet se ishte "ushtar" i Dumanit, dhe në momentin e arrestimit iu gjet me vete armë.

Sakaq në Gjykatë vijon ende seanca ku do të jepet masa e sigurisë dhe për mjekët që mjekuan Dumanin.