AKTUALITET, 27 Prill 2026, 16:36

Tymi i zi mbulon zonën, përfshihet nga flakët një apartament në Elbasan

Tymi i zi mbulon zonën, përfshihet nga flakët një apartament

Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan.

Sikurse duket nga pamjet, tymi i zi ka dalë nga apartamenti dhe kanë përfshirë gjithë pallatin.

Zjarrfikëset ndërkohë janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Ende nuk duhet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin.