AKTUALITET, 27 Nëntor 2023, 13:40

“Ulsi Manja tmerrohet kur shikon Fatmir Xhafën”, Berisha: Rri me hije, nuk fle dy netë kur i thonë do të bëhet ministër i Drejtësisë

“Ulsi Manja tmerrohet kur shikon Fatmir Xhafën”, Berisha: Rri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se për komisionet hetimore të kërkuara nga opozita do të zbatohet vetëm Kushtetuta.

Berisha u shpreh se janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese që përcaktojnë të drejtat e opozitës, ndërsa për Ulsi Manjën tha se “tmerrohet kur shikon Fatmir Xhafën, sepse i thonë që do të bëhet ministër i Drejtësisë”.

“Janë vendime të Gjykatës Kushtetuese që përcaktojnë të drejtën e patjetërsueshme të opozitës për çdo njeri, përveç badigardit të Edi Ramës që quhet ministri Ulsi Manja.

Ulsi Manja rri me hije. Kur e sheh Fatmir Xhafën tmerrohet, nuk flenë dy netë se i thonë do të bëhet ministër Drejtësie. Këta janë të papërgjegjshëm në ato që thonë”, theksoi Berisha.