AKTUALITET, 27 Janar 2022, 22:03

Tritoli ndaj kreut të FSHF/ Lala: I dyshuari ka djegie në duar, pritet verifikimi nëse ai është autori

Tritoli ndaj kreut të FSHF/ Lala: I dyshuari ka djegie në duar, pritet
klodiana lala

Zgjedhjet për kreun e ri të FSHF dhe tritoli në shtëpinë e Armando Dukës, ishin në fokus të emisionit “Të Paekspozuarit" të Ylli Rakipit, në MCN TV.

Gazetarja e kronikes, Klodiana Lala, tha se pavarësisht pretendimeve të avokatit, që autori i dyshuar Arlen Hasanaj nuk ka qenë në Durrës,  së fundmi ka dalë edhe një provë, që ka të bëjë me djegien e dorës së tij, por pritet verifikimi se nga është shkaktuar djegia. 

“Pavarësisht pretendimeve që ka personi i arrestuar, prova më e fortë përveç pamjeve filmike ku shfaqet i njëjti person, është një djegie që autori i dyshuar ka në duar, prandaj është thirrur eksperti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, për të verifikuar nëse është shkaktuar atë natë, dhe kjo është provë e fortë e Prokurorisë" u shpreh Lala.