AKTUALITET, 27 Janar 2022, 21:54

Debati/ Fidel Ylli: Duka në mes të çingijeve në Bjellorusi! Nuk hiqet ai, është i përjetshëm/ Shakohoxha: Do të fitojë më i miri

Debati/ Fidel Ylli: Duka në mes të çingijeve në

Si mund të hiqet Duka nga Federata Shqiptare e Futbollit? Kjo ishte pyetja që gazetarët i drejtuan Dritan Shakohoxhës, personi që do të kandidojë përballë Armand Dukës. 

Sipas Fidel Yllit, Duka nuk mund të hiqet me zgjedhje në Federatë, sepse ato manipulohen dhe "fusha është e minuar". 

Ndërsa Sahkohoxha tha se kandidati më i mirë do të fitojë. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Kaq pak sa ke dalë ti, kam pyetur vetem, ore mos e ka vënë Duka këtë Shakon për të kandiduar?

Dritan Shakohoxha: E para po të ishte kjo që thua ti, do e merrja me qetësi. Por besoj e dallon?

Arjan Çani: A është Shako kali më i mirë i betejës, që ka vënë bast Veliaj?

Dritan Shakohoxha: Kam katër vjet që e kam filluar këtë projekt. Që në maj e kam bërë takimin e parë. Ju po e dëgjoni sot, sepse ka hyrë politika. Influenca politike ekziston. Edhe zoti Duka është në pushtet për meritë të zotit Nano, që e mbështeti në atë kohë. Ka pasur edhe mbështetjen e zotit Rama, të pakursyer.

Arjan Çani: O Shako, a mendon vëlla se je kandidati i duhur dhe i fortë, që ka vënë bast Veliaj?

Dritan Shakohoxha: E para bastin e kam vënë vetë unë. Nuk ke dëgjuar personazh politik të përmendë emrin tim.

Arjan Çani: Nuk e bëjnë lojën kaq hapur ata.

Ylli Rakipi: Shako, si do ta mundësh ti Dukën?

Dritan Shakohoxha: E njoh shumë mirë këtë ambient. Besoj që do të gjej përkrahjen e të gjithë njerëzve të sportit, që ta ndërtojmë futbollin bashkë me ta.

Ylli Rakipi: A ke biseduar me ata që votojnë. Sa optimist je ti?

Dritan Shakohoxha: I vetmi problem që kam patur është ky, që unë kam patur kontakt dhe raport personal me ata që punojnë në futboll. Ky është problemi më i madh. Po flasim për kandidim timin, shembulli konkret është Prodani, që konstatoi që kishte njerëz që nuk ekzistonin në botën e futbollit.

Fidel Ylli: Ky nuk hiqet, është i përjetshëm. A e kupton që je në tokë të minuar? Çështja e Dukës, nuk është pse do ikë. Por do ti hapen zullumet që ka bërë. Mbajeni mend fjalët e mia kur ti hapen petët lakrorit. Presidenti në mes të lokalit, në mes të çingijeve me stemën Albania. Në Bjellorusi, që aty duhet të dorëhiqej.

Dritan Shakohoxha: Këtu është përmbysur diktatura, që ishte shumë më e egër. Unë besoj, që në fund fare jeta është si film, më i miri fiton. Me gjyqet dhe shërbimet nuk më intereson fare. Unë do të fitoj sepse ka ardhur koha për decentralizim, futbolli të hapë dyert.