AKTUALITET, 29 Maj 2025, 10:21

Tritoli me nitrat në burgun e Fushë-Krujës, dyshime për tentativë për të shkaktuar arratisje

Tritoli me nitrat në burgun e Fushë-Krujës, dyshime për

Të tjera detaje vijojnë të dalin nga ngjarja e mbrëmjes së shkuar e ndodhur në burgun e Fushë-Krujës teksa dyshohet se lënda plasëse e hedhur në afërsi te kabinave elektrike dhe gjeneratorit ka qenë artizanale.

Lidhur me këtë rast dyshohet gjithashtu se sulmi ka qenë tentativë për rrëmujë ose arratisje. Ndërkohë dotën e sotme raportohet se puna në burgun e Fushë-Krujës vijon normalisht.

Mbrëmjen e shkuar Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe bëri me dije se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.