TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Shtetit ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e sotme në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë.
Fillimisht dyshohej se shpërthimi kishte ndodhur si pasojë e një defekti në një gjenerator pranë institucionit, por hetimet paraprake tregojnë se bëhet fjalë për një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol.
Burime bëjnë me dije se oficerë të Policisë së Tiranës janë nisur drejt vendngjarjes për të ndihmuar hetimet, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e mundshme të ngjarjes.
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit.