AKTUALITET, 12 Shkurt 2023, 14:36

Transportonin drogë nga Holanda dhe Shqipëria dhe e shisnin në Itali, gjykata ul dënimin për dy shqiptarët që të do vuanin nga 20 vite burg

Transportonin drogë nga Holanda dhe Shqipëria dhe e shisnin në

Gjykata e Kasacionit në Itali ka anuluar tre dënimet e vendosura në Apel për tre prej të pandehurve të përfshirë në operacionin “Taxisti” të zhvilluar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Leçes.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Bledar Bajramaj, shqiptar por me banim në Milano dhe Feim Lamaj, 38-vjeçari tjetër shqiptar, me banim në provincën e Pistoia. Secilit prej tyre ishte i dënuar me 20 vjet burg.

Dënimi i tretë është ai i Salvatore Circelli, 30 vjeç nga Lizzano, në provincën e Tarantos, i cili ishte dënuar nëntë vjet e 4 muaj në Apel.

Hetimi kishte të bënte me trafikun e drogës, të importuar nga Holanda dhe Shqipëria, dhe rishitur në sheshet e provincave Lecce, Brindisi dhe Taranto dhe përfundoi në dhjetor 2019 me 12 arrestime.

Hetimet e kryera nga njësia e policisë ekonomike dhe financiare të Tarantos nisën nga një kontroll në periferi të vendit, gjatë të cilit u gjetën armë ushtarake.

Kanë qenë tre organizata kriminale të identifikuara nga hetuesit dhe prokurorët, të përbërë nga italianë dhe shqiptarë, që merreshin me aktivitetin e importit të drogës për t’u shpërndarë në vende të ndryshme.