AKTUALITET, 12 Shkurt 2023, 14:07

Meta: Rama zëvendësoi integrimin evropian në procesin e korruptimit të disa zyrtarëve ndërkombëtarë! Largimi i tij, domosdoshmëri

Meta: Rama zëvendësoi integrimin evropian në procesin e

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për protestën e opozitës, e cila u organizua një ditë më parë, ndërsa nesër është thirrur një tjetër tubim para parlamentit.

Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i PL-së thotë se “Edi Rama zëvendësoi procesin e integrimit europian në procesin e korruptimit të disa zyrtarëve ndërkombëtarë”.

Sipas Metës, “largimi i tij është domosdoshmëri për të ardhmen europiane që qytetarët shqiptarë meritojnë”

Më herët, në një tjetër postimi, Ilir Meta theksoi se “Edi Rama do të japë llogari deri në një për të gjithë shkeljet e kushtetutës që ka barë”.

Sipas kreut te PL “populli nuk do të lejojë më kurrë, që zyra e Kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim, që shpopullon vendin dhe dëbon qindra mijëra shqiptarë dhe sidomos të rinjtë dhe fëmijët nga Atdheu i tyre”.