AKTUALITET, 12 Shkurt 2023, 12:49

VIDEO/ Mjekët në QSUT kryejnë ndërhyrje të rrallë, i shpëtojnë jetën 27-vjeçarit

VIDEO/ Mjekët në QSUT kryejnë ndërhyrje të rrallë,

Mjekët e shërbimit të Hemodinamikës kanë bërë një ndërhyrje të rrallë në zemër duke i shpëtuar jetën një 27-vjeçari.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Ajo thotë se “për herë të parë në Shqipëri u bë vendosja e aparatit CRT-D (terapi resinkronizimi dhe defibrilator i implantueshëm kardiak) si dhe vendosja e një sonde subkutane për defibrilim kardiak”.

Postimi i ministres: 

Mjekët e shërbimit të Hemodinamikës në QSUT bëjnë mrekulli me një 27-vjeçar të cilit i shpëtojnë jetën, me një ndërhyrje të rrallë në zemër që zgjati 5 orë.

Për herë të parë në Shqipëri u bë vendosja e aparatit CRT-D (terapi resinkronizimi dhe defibrilator i implantueshëm kardiak) si dhe vendosja e nje sonde subkutane për defibrilim kardiak.

Pajisjet CRT-D janë pajisje shumë të kushtueshme dhe bartin një shkallë të lartë vështirësie për t’u vendosur, por falë investimeve të kryera në QSUT dhe kualifikimit të stafit mjekësor, u bë e mundur ndërhyrja delikate që rezultoi e suksesshme për të riun 27-vjeçar.

Urime ekipit me Dr.Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina, stafi i Hemodinamikës me kryeinfermiere Ledja Grrica, me një ndihmesë të veçantë për anestezinë nga Dr. Saimir Kuçi.