TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Koldo Alvarez, trajneri i Andorrës, ka theksuar në konferencën e tij për mediat se për Shqipërinë është detyrim fitorja nesër, ndryshe nga ekipi i tij.
“E dimë vështirësinë që ka ndeshja e nesërme, pasi Shqipëria e ka detyrim të marrë pikët, të bëjë një ndeshje të bukur në shtëpi para tifozëve të saj. Është një ndeshje e komplikuar para një ekipi që dominon mbajtjen, që dominon shumë lojën e drejtpërdrejtë, që ka prani edhe në goditjet standarte në aspektin fizik.
Është një ekip që kemi luajtur disa herë, ka shumë lojtarë me talente të ndryshme, shumë cilësi në fazën ofensive, shumë cilësi në lojtarët e krahut dhe shumë punë fizike në aspektin mbrojtës. Kemi shembuj se si ata konkurruan në Europian”, tha Alvarez.