TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me të rinjtë dhe të rejat në Vlorë, ku do të prezantojë kandidatët e PS për zgjedhjet e 11 majit në këtë qark.
Rama u ndal edhe një herë tek integrimi në BE, ku u shpreh se për herë të parë ylli i BE dhe ylli i Shqipërisë janë bashkuar.
“Sot kemi një kalendar të dakordësuar për të mbyllur negociatat në 2027, do të ishte hera e parë në jhsitori që një shtet në 3 vite hap dhe mbyll negociatat. Ndaj nuk duhet të humbim këtë moment. Nëse më 11 maj i japim Europës mesazhin që e kemi të qartë që duam të jemi në Union, me një shumicë që bën “presion” pozitiv mbi ta është një gjë, por nesë japim mesazh që populli këtu merret me mustaqet e Kujtim Gjuzit dhe disa nuk e kanë shumë problem integrimin apo jo… Ne nuk kemi pasaportë europiane, kemi pasaportë që na jep të drejtën e lëvizjes në Europë, jo qëndrimit”, tha ai.
Rama renditi se cilat do të jenë përfitimet e shqiptarëve pasi Shqipëria të futet në Bashkimin Europian.
“Vaso është greku më i mirë që kam njohur. Shumë i mençur dhe i njohur, është krenari për skuadrën tonë. Votuesit e parë, ata që kanë fatin të jenë më të rinjtë, duhet të jenë më të interesuarit për rezultatin e 11 majit se është bashkuar ylli i fatit tonë me yllin e Bashkimit Europian. Është e rëndësishme nuk duhet shumë njohuri për BE për të parë që ka pasur sjellje të ndryshme ndaj idesë për zgjerimin.
Sot KE dhe BE duan të marrin në familjen atyre një anëtar të ri. Ju do thoni si nuk mjaftuan 12 vite, duhet t’i referoheni faktit që Mali i Zi i ka filluar negociatat në 2012, ne i kemi filluar vjet. 27 vendet anëtare nuk binin në një mendje, thoshte Holanda jo se ka ça gjëra të tjera, kishte hallin e zgjedhjeve atje dhe i duhej të sillej ashpër me idenë e zgjerimit. Pastaj ndodhi historia e Himarës ju e dini për të arritur në momentin kur u hap rruga.
Nuk do rrijë hapur pafundësisht dhe mund të mbyllen dyert dhe për 10 vite të tjera. Të shkosh sot nga Vlora në Berlin shkon, por kur të shkosh atje do të pyesin kur do ikësh, sa lekë ke. Ndërkohë me pasaportën e BE kalon te ai tuneli i yjeve dhe futeni duke treguar ja ku është pasaporta. Ti mund të qëndrosh aty sa të duash dhe të trokasësh për të kërkuar një punë me atë pasaportë.”-u shpreh Rama.
Kreu i PS-së u ndal edhe te takimi që pati mbrëmë me disa të rinj, për të cilët tha se ishin anëtarë të FRPD-së dhe që sot u sulmuan nga selia e PD-së.
"Mbrëmë, një nga ditët më të këndshme të jetës time politike sepse 100 të rinj të FPD më kanë ftuar për darkë. U thashë e kuptoni sa mirë që jetohet në Vlorë, sa edhe ju në opozitë jetoni kaq mirë? Përtej shakasë i falënderoj për kurajën që në këtë moment panë ekzaktësisht atë që unë them që duhet të shohim të gjithë. Ata nuk u bënë socialistë dhje dhe mbase nuk bëhen kurrë, por thanë që votën duan ta investojnë në PS më 11 maj. Sot u bënë shënjestër e një sulmi nga këneta, sepse për kënetën nëse bën si buf je qendrestar, kur sillesh si njeri je i lidhur me bandat dhe i shitur".