TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me bashkëatdhetarët shqiptarë në Napoli.
Para këtij eventi, Berisha ka zhvilluar një takim edhe me Kryetarin e Komunës së Marcianise, Antonio Trombetta, Nënkryetarin Pasquale Salzillo dhe Këshilltarin Domenico Moriello në biznesin e afaristit shqiptar Kujtim Potja.
Ka qenë vetë Berisha që ka ndarë pamje nga takimi në fjalë, teksa shihet se të pranishmit i dhurojnë kryedemokratit edhe një shishe shampanje dhe një dorezë boksi.
‘Momente nga takimi sot me Kryetarin e Komunës Antonio Trombetta, Nënkryetarin Pasquale Salzillo dhe Këshilltarin Domenico Moriello në biznesin e afaristit shqiptar Kujtim Potja’, ka shkruar Berisha krah videos së publikuar në faqen e tij në Facebook.