AKTUALITET, 23 Mars 2025, 19:30

Kandidati për deputet i “Shqipëria Madhështore”: Rama po na përdhos figurën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, në mes të Tiranës

Kandidati për deputet i “Shqipëria Madhështore”: Rama

Kandidati për deputet që garon në zgjedhjet e 11 majit në listat e hapura, si pjesë e koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, Altin Goxhaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdhosje të historisë kombëtare dhe heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu.

‘Muze ushtarak i Perandorisë Osmane përballë heroit Gjergj Kastrioti Skëndërbe. Tallje dhe përdhosje e historisë sonë dhe Skëndërbeut. Ia hoqën mbulesën që ta bëjnë më brutale përdhosjen. Është gjë e shëmtuar e qeverisë sonë, dhe Edi Rama si kryebashkiak, sepse vulën e ka Rama. Dhe kjo është arsyeja për ta shporrur këtë njëri, që përdhos historinë. S’është për këtë shesh ku muze turk, dhe as për shqiptarët e Shqipërinë’, thuhet ndër të tjera në reagimin e Goxhajt.