AKTUALITET, 23 Mars 2025, 15:15

“Vëllai im, Saimiri iku tek Hyji”, Enkel Demi ndan lajmin e trishtë: I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti!

“Vëllai im, Saimiri iku tek Hyji”, Enkel Demi ndan lajmin e
Saimir dhe Enkel Demi

Gazetari i njohur sportiv Saimir Demi është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare.

Vëllai i tij, gazetari Enkel Demi shprehet se vëllai i tij i vetëm, ‘Saimiri ikur tek Hyji’, ndërsa thekson se i’ vetmi ngushëllim është që nuk vuajti’.

Përmes një postimi në Facebook, ai njofton se nëser në orën 12:00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH për vëllain e tij, e më pas do të përcillet në banesën e fundit në Sharrë.

Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë.

I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.

Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit.
Nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH. Prej andej, në orën 14.00 do të çojmë Saimirin në banesën e fundit në Sharrë.”, shprehet ai.

Prej kohësh pjesë e RTSH-së, Demi ka punuar edhe në gazeta të ndryshme sportive dhe ka qenë drejtues për disa vite.

I njohur për zërin kritik ndaj fenomeneve negative në sport, Saimir Demi do të mbahet mend gjatë për kontributin e tij në lëmin e gazetarisë sportive, për respektin që impononte kudo dhe për batutën e tij të mprehtë.