AKTUALITET, 25 Tetor 2024, 15:42

A bashkohet me Bashën në 2025? Alibeaj: Nëse vazhdojmë me emra individualë do të...

A bashkohet me Bashën në 2025? Alibeaj: Nëse vazhdojmë me

Enkelejd Alibeaj ka komentuar sot zhvillimet e fundit politike.

Mes të tjerash ai komentoi dhe faktin nëse do të bashkohet me Lulzim Bashës në zgjedhjet e vitit 2025.

“E shoh si fundi i tranzicionit. A jemi pak? Nuk ka lidhje nëse jemi pak. Di të them me sondazhe, që ka një shumicë dërrmuese shqiptarësh që e refuzojnë këtë mënyrë të të rrëmbyerit pushtetin, qeverisë, konvertimit… pak ka rëndësi fati politik i imi. E rëndësishme është që ka një emancipim, një zgjim i shoqërisë shqiptarë për t’i dhënë fund. Shih mazhorancën, është pakicë ndër shqiptarë. Pavarësisht paaftësisë së opozitave, meqë janë shumë. Pse nuk janë opozitat shumicë? Opozitat nga 2-13 dhe këtej nuk mund të krijonte një ofertë politike joshëse. Sot kanë filluar duke dhënë sinjalin energjik. Nuk ka vdekur nervi në shoqërinë shqiptare. A na votojnë? Nuk dihet, me shumë gjasa janë skeptikë. Çfarë duhet të bëjë politika? Kemi zgjedhur një rrugë që është e vështirë.

Nëse do vazhdojmë me idenë e bashkimit me emra individual nuk kemi bërë gjë tjetër veç se kemi vazhduar… Vlerat lidhen në mbështetje të drejtësisë pa kushte. Pa nëse dhe pa por. Të krijojmë një raport të shëndetshëm me partnerët.”, tha ai.