AKTUALITET, 25 Tetor 2024, 17:40

Nëntë të akuzuarit për inceneratorin e Elbasanit përfundojnë mbrojtjen, zbulohet kur do të shpallet vendimi për Kokën dhe Bllakon

Nëntë të akuzuarit për inceneratorin e Elbasanit

Nëntë të akuzuarit për inceneratorin e Elbasanit kanë përfunduar mbrojtjen këtë të premte, në sallën e gjyqit që po mbahet në GJKKO.

Seanca u shty për në 8 nëntor, ditë kur do të shpallet vendimi.

Ish-deputeti Alqi Bllako nuk ishte i pranishëm, ndërsa mbrojtjen e tij e kanë lexuar avokatët. Mungesën e tij në sallë, avokatët e arsyetuan me probleme shëndetësore.