TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli tha në Kuvend se propaganda e qeverisë ka rënë, teksa përmendi skandalet me rrugët dhe tunelet, shumë prej të cilave kanë pësuar dëmtime.
“U mësuam me premtime madhore dhe jetë të vogël për qytetarët. Sot flasim për satelitë, Smart City, prodhim armësh e makina lufte, fjalë të mëdha, tituj propagandistik. Në urgjencën e spitalit ikin dritat dhe nuk ka as gjenerator. Ky është hendek moral i pushtetit, nga satelitët në qiell te errësira në shtratin e pacientit.
Na flasin për shëndetësi moderne por mungon energjia, aparatura, siguria bazë dhe aparaturat. Na flasin për zhvillim në teknologji por pensionet janë më të ulëtat në Evropë. Qytetarët numërojnë qindarka ndërsa pushteti numëron projekte imagjinare. Ky është ikje nga realitet dhe kur refuzohet, gënjeshtra bëhet sistem.
Ministra të arrestuar për korrupsion, të tjerë nën hetim, zyrtarë që bien një nga një jo si aksident por si model qeverisjeje. Kur korrupsioni bëhet sistem, ai shfaqet në asfalt, mungesë gjeneratorësh etj. Rrugë që çahen nga pesha e korrupsionit, jo nga pesha e makinave e as nga shirat. Tunele që pikojnë pa u hapur se kanë ndërtuar për tendera dhe jo jetë njerëzish. Pastaj vjen mashtrimi i ri, dixhitalizimi. Përmes AKSHI, miliona euro përqendrohen në një rreth të ngushtë të lidhur me pushtetin.”, tha ajo.