AKTUALITET, 27 Janar 2026, 12:47

Akuzat/ Dyshohet se furnizonin burgun e Elbasanit me drogë, ekzekutohen masat e sigurisë për efektivin e policisë dhe dy persona të tjerë

Akuzat/ Dyshohet se furnizonin burgun e Elbasanit me drogë, ekzekutohen

Janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për tre shtetas në Elbasan, me tyre edhe polici i burgut të Bradasheshit, Ndriçim Kroi, i cili fuste lëndë narkotike në qelitë e burgut.

U ekzekutuan masat për:

Ndriçim Kroi, punonjës policie pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Elbasan;

Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri;

Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan.

Efektivi i policisë së burgut në bashkëpunim me dy personat e tjerë koordinoheshin për të futur droge brenda qelive.

DOSJA 

Në dosjen hetimore janë zbardhur bisedat telefonike mes efektivit të policisë, Ndriçim Kroi, bashkëshortes së tij, Majlinda, por edhe personave të tjerë.

Në bisedat me gruan e tij, efektivi Ndriçim Kroj flet për një porosi, çantë të cilën e dispononte bashkëshortja e tij.

“Po atë porosinë që kam unë te çanta, unë do ti mbaj tani?”- I thotë bashkëshortja efekitivit të policisë.