TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zjarr në një pallat në zonën e Freskut, në Tiranë. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në zonën e ‘Thesarit’. në vendngjarje janë tre zjarrfikëse. Ndërkohë po bëhet evakuimi i banorëve të pallatit.
Flakët kanë përfshirë një apartament në katin e dytë, ku fatmirësisht raportohet se nuk ka persona të bllokuar brenda.
Nga zjarri, raportohen dëme materiale, ndërsa flakët nuk janë vënë ende nën kontroll.
NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 17.11.2021, rreth orës 18:20 në rrugën “Fadil Deliu”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjehershëm të banorëve të pallatit.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.