AKTUALITET, 27 Mars 2025, 13:12

Thirret KLGJ si palë e tretë/ Mosemërimi i gjyqtarit Gerd Hoxha: Verifikimi i kandidatëve që garojnë për SPAK dhe GJKKO, Kushtetuesja shtyn seancën

Thirret KLGJ si palë e tretë/ Mosemërimi i gjyqtarit Gerd Hoxha:

Gjykata Kushtetuese shtyn për në 23 prill shqyrtimin e një prej neneve të ligjit nr. 95 të vitit 2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, mbi bazën e të cilit funksionojnë Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Gjykatat e Posaçme Antikorrupsion.

Kushtetuesja u vu në lëvizje nga gjykata Administrative në lidhje me rastin e mos emërimit të gjyqtarit Gerd Hoxha në GJKKO.

Kushtetueja shtyu seancën pasi vendosë të thërrasë si palë të tretë KLGJ-në.

Gjyqtari Gerd Hoxha pretendon se u skualifikua dhe nuk u emërua vetëm për një foto me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj në një aktivitet të ambasadës britanike.