TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit vijon edhe sot, në ditën e gjashtë të ndërhyrjes së ndërmarrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), me mbështetjen e Policisë së Shtetit.
Në terren është raportuar një prani e shtuar e forcave të policisë, të cilat janë vendosur në formacion sigurie përgjatë perimetrit ku po zhvillohet aksioni. Krahas tyre, në vendngjarje ndodhen edhe mjete të rënda – kryesisht fadroma – që po kryejnë shembjen e objekteve të evidentuara si të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.
Ky operacion zhvillohet në bazë të një urdhri të lëshuar nga Kryeministri, me qëllim mbrojtjen e territorit dhe forcimin e ligjshmërisë në zonat e mbrojtura natyrore.
Gjatë ditës së djeshme, ndërhyrja u shoqërua me tensione mes banorëve lokalë dhe forcave të rendit, ku u regjistruan përplasje verbale dhe momente të përshkallëzimit.
Reagime për situatën kanë ardhur edhe nga subjekte politike dhe komuniteti fetar. Kisha Katolike në Shkodër ka bërë apel për ruajtje të qetësisë, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe komunikimit të hapur mes banorëve dhe autoriteteve përkatëse, për të shmangur përplasjet dhe për të menaxhuar situatën në mënyrë paqësore.