TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish deputeti Petro Koçi ka komentuar punën e SPAK, duke lënë të kuptohet se pas qetësisë së fundit mund të ketë zhvillime të rëndësishme në hetime.
I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, Koçi u shpreh se hetimet e SPAK shpesh zhvillohen në heshtje për shkak të konspiracionit ligjor dhe nevojës për të ruajtur sekretin hetimor.
“Gjatë kësaj periudhe shohim një lloj qetësie. Nuk e dimë, sepse hetimet nganjëherë nxjerrin bomba. Janë pjesë e një konspiracioni ligjor, kështu që duhet të ruhen të gjitha proceset hetimore nga çpimi dhe dalja në publik”, deklaroi ai.