AKTUALITET, 18 Janar 2024, 15:30

Tentoi të grabiste në një lokal, kapet "mat" 40-vjeçari

Tentoi të grabiste në një lokal, kapet "mat"

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Përsëritësi”.

Tentoi të vidhte në një lokal, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari, i dënuar më parë në Gjermani, për të njëjtën vepër penale.

Zbardhen dhe dokumentohen 4 vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas, gjatë muajve të fundit.

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të vjedhura dhe mjete (pinca, kaçavida dhe sende të tjera) që autori i përdorte gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.