AKTUALITET, 18 Janar 2024, 12:45

Goditja e grupit kriminal në Tiranë/ AMP: Në pranga një sirian, procedohet efektivi që dyshohet se e ndihmoi për shpërndarjen e drogës

Goditja e grupit kriminal në Tiranë/ AMP: Në pranga një

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë një njoftimi zyrtar lidhur me efektivin që ndihmoi një shtetas sirian për shpërndarjen e narkotikëve, duke i dhënë automjetin për transportin e drogës.

AMP sqaron se shtetasi sirian është arrestuar, ndërsa ka nisur procedimi penal për efektivin e policisë së Shkodrës.

Sakaq, AMP njofton se po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe rolin e punonjësit të policisë.

Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ë.H., 27 vjeç, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, si edhe ka proceduar në gjendje të lirë punonjësin e policisë N/Komisar me detyrë Specialist në Seksionin kundër Narkotikëve në DVP Shkodër.

Procedimi penal në ngarkim të tyre ka nisur pasi në datë 15 janar, rreth orës 19:30, shtetasi, me kombësi siriane e shtetësi shqiptare, me precedentë të mëparshëm kriminal, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë duke qarkulluar me automjetin në pronësi të punonjësit të policisë e gjatë kontrollit personal iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe rolin e punonjësit të policisë.