TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas dekretit të ligjit për komisionet hetimore parlamentare, nga Presidenti Bajram Begaj, opozita e cilëson këtë akt të tij, një shërbesë ndaj Kryeministrit Rama.
Përfaqësuesi ligjor i Grupit Parlamentar të PD, Marash Logu, tha se Presidenti zhbëri një mekanizëm të rëndësishëm kushtetues.
REAGIMI
Ushtari që nuk bëhet dot komandant
Pasi pranoi të bëhej shërbëtor qesharak i Edi Ramës kundër opozitës parlamentare, në një akt hakmarrës dhe antikushtetues, i ashtuquajturi president republike dekretoi ligjin për komisionet hetimore që praktikisht zhbën këtë mekanizëm kushtetues. Sa keq Bajram që nuk u bëre kurrë kreu i shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, por mbete një ushtar i bindur i shefit që të emëroi në atë detyrë tërësisht të pamerituar. Sa keq që nuk ngrite në lartësinë e emrit Bajram, por u bëre kurban. Tani shko dhe pi një kafe pa sheqer në varrimin e pavarësisë së institucionit të Presidencës.