TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Punëve të Jashtme është pritur këtë të enjte nga homologu malazez Filip Ivanović. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Hasani ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, duke prezantuar dhe prioritet e përbashkëta.
Sipas ministrit shqiptar, një nga projektet më të rëndësishme ai i lumit Buna, ndërtimi Urës i shërben integrimit rajonal dhe qarkullimit më të mirë të mallrave.
“Shqipëria e konsideron Malin e Zi një aleat të pazëvendësueshëm në NATO. Kam kënaqësinë i dashur ministër që marrëdhëniet mes dy vendeve janë shtuar. Marrëveshjet janë ato që kemi biseduar, marrëveshjet e transportit si ai ujori dhe përtej marrëveshjeve dua të vlerësoj një nga projektet më të rëndësishme ai i lumit Buna, ndërtimi Urës i shërben integrimit rajonal dhe qarkullimit më të mirë të mallrave. Një nga prioritet tona strategjike duhet të mbetet ndërtimi i Autostradës Adriatiko-Joniane. Për miratimin e ligjit të minoriteteve, Shqipëria i ka dhënë Malit të Zi vendin që i takon.
Siç mund ta dini në fund të vitit 2023, Shqipëria e kaloi me sukses provën e saj dhe është gati të bëj konferencën e dytë ndërqeveritare me vendet e rajonit. Mali i Zi është një nga vendet që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm”, tha ndër të tjera Hasani.