TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 55-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Krujës. Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën “arrest në burg” për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas hetimeve, ai dyshohet se në janar të 2024-ës, gjatë një konflikti në fshatin Bruzë-Zall, ka qëlluar me armë zjarri ndaj një personi.
Ndaj tij rëndon edhe një tjetër masë sigurie për kultivim të bimëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë operativo-ligjore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mountain”, për kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin I. K., 55 vjeç, banues në Krujë.
Për këtë shtetas, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Në janar të vitit 2024, në fshatin Bruzë-Zall, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 55-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A. A.
Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi, po nga Gjykata e Tiranës, është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” edhe për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.