AKTUALITET, 1 Gusht 2022, 11:34

Tensionet në Veri të Kosovës, Rama pyetet për Ballkanin e Hapur: Rrugën e paqes me të luftës në situata të trashëguara si kjo e jona i ndan një fije peri. Me Vuçiç nuk më pengon…

Tensionet në Veri të Kosovës, Rama pyetet për Ballkanin e

Kryeministri Edi Rama flet per situaten e tensionuar qe ka krijuar mes Kosoves dhe Serbise zbatimi i reciprocitetit.

Rama tha se “historia do me jape te drejte mua, jo juve”, kur u pyet lidhur me projektin e Ballkanit te Hapur.

Sipas tij, ajo që po ndodh në Rusi duhet “të na bëjë t’i thërrasim mendjes shumë fort”, pasi “rrugën e paqes me të luftës në situata të trashëguara si kjo e jona i ndan një fije peri, është shumë kolllaj të rrish në Tiranë me ajër të kondicionuar e të thuash që kjo gjë ndahet vetëm me luftë”.

“Këto situata tregojnë se ne kemi nevojë për këtë. Këto situata tregojnë se kur vjen puna që gjërat shkojnë në thikë ka dy rrugë: Njëra është rruga e kthimin mbrapa dhe e luftës nga e cila këtu nuk fiton më askush, se s’ka më asgjë për të ndarë. Kosova është një vendi pavarur, demokratik e kaq.

Dhe rruga tjetër është ndërtimi i paqes, njëra rrugë të ndalojmë trashëgiminë e konfliktit dhe rruga tjetër.

Unë jam me të parën dhe këtë nuk e luan topi, as mos prisni që unë të kem një opinion tjetër , sa herë ndodhin këto gjëra po kaq herë konfirmohen. Na duhet të punojmë dhe më shumë kokëfortësisht për paqen dhe me më shumë këmbëngulje për të ndërtuar rrugë ndërveprimesh që na japin mundësi të kuptojmë që nuk jemi dy palë qenie, ca njerëz e ca alienë, por jemi të gjithë njerëz e kemi detyrimin që fëmijëve tanë tu lëmë një hapësirë paqe jo zonë të mbjellë me mina.

Me Presidentin e Serbisë marrëdhënia miqësore nuk më ka penguar dhe nuk më pengon të ndahem aty ku nuk jemi dakord.

Spanja ka arsyet e veta që ta lexojë ashtu si e lexon marrëdhënien me Kosovën por kjo nuk e pengon Spanjën që të thotë ne jemi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kjo që ndodh në Rusi duhet të na bëjë t’i thërrasim mendjes shumë fort, rrugën e paqes me të luftës në situata të trashëguara si kjo e jona i ndan një fije peri, është shumë kolllaj të rrish në Tiranë me ajër të kondicionuar e të thuash që kjo gjë ndahet vetëm me luftë.

Kur vjen puna që atë mikrofonin ta zëvendësosh me luftën e në vend të mikrofonit të kesh bomba, për mua qeveria e Kosovës ka bërë dy herë gjënë e duhur: E para ka kërkuar të implementojë marrëveshjen dhe e dyta që e ka shtyrë. Por thënë kjo, dialog, dialog, paqe, paqe, fqinjët nuk i zgjedhim”, tha Rama.

Negociatat/ Rama: Se kur i bëjmë ne detyrat tona, është aftësia jonë. Të mbështesin nismat tona rajonale 

Kryeministri Edi Rama flet per procesin e negociatave me BE-ne ne nje konference te perbashket me homologun e Spanjes.

“Në procesin e gjatë drejt celjes së negociatave ne kemi marrë një mësim jashtëzakonisht të rëndësihëm: Asnjehere mos i vër vetes afate kur je duke ndërvepruar me BE.

Për ne është shumë e rëndësishme që negociatat janë çelur dhe që ne mund të shfrytëzojmë këtë kanal transferimi të jashtëzakonshëm të dijes së shtetndërtimit se procesi i negociatave është një proces që në fund fare na bën anëtarë me të drejta të plota por hap pas hapi është për ne, nuk është për BE, është për të ndërtuar këtu të gjithë këtë arkitekturë institucionale dhe rendit ligjor dhe demokratik që i jep mundësi bashkësisë sonë të funksionojë si një bashkësi e një vendi evropian.

Ne nuk presim nga presidenca spanjolle apo belge të vënë afate për detyrat tona.

Se kur i bëjmë ne detyrat tona është vetëm aftësia, këmbëngulja e efikasiteti ynë.

Ajo që presim nga presidenca spanjolle është të elaborojnë më thellë dhe të zgjerojnë bazën e ndërveprimit mes nesh, Ballkanit Perendimoir dhe BE duke hapur rrugë për sinergji të reja, të stimulojnë më tutje paqen dhe bashkëpunimin në rajon, të mbështesin nismat tona rajonale të jenë prezentë dhe në rrugë bilaterale dhe të artikulojmë të udhëheqin një proces që komuniteti i ri evropian të fillojë të marrë një formë më konkrete si hapësirë e re që ne te jemi më të lidhur.

Nuk duhet të presim një luftë, një pandemi që të na bashkojë në një tryezë, por duhet të jemi bashkë dhe kur vjen puna për të mbështetur të rinjtë, rritjen e cilësisë së shkollimit në vendet e BP për të mbështetur fermerët dhe këtej dhe kështu me radhë”