AKTUALITET, 31 Korrik 2022, 22:48

Krisma armësh dhe tension në Veri, Meta: Dënoj sulmet ndaj policisë së Kosovës, reciprociteti e drejtë e një shteti sovran

Krisma armësh dhe tension në Veri, Meta: Dënoj sulmet ndaj

Ish-Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook i ka dalë në mbrojtje institucioneve të Kosovës, pas përshkallëzimit të tensioneve në Veri, aty ku serbët lokalë kanë qëlluar me armë në drejtim të policisë.

“Mbështet plotësisht vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës për vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin dhe dënoj me forcë çdo sulm ndaj Policisë dhe forcave të sigurisë në ushtrimin e misionit dhe detyrës së tyre ligjore dhe kushtetuese”, shkruan Meta.

Më tej ai kërkon që të shmanget përshkallëzimi i më tejshëm i tensionit por thekson se reciprociteti është e drejtë e një shteti të lirë, sië është edhe Kosova.

“Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon, duke theksuar se vendosja e reciprocitetit është e drejtë e çdo shteti sovran”, nënvizon Meta.

Krisma armësh dhe tension në Veri, Meta: Dënoj sulmet ndaj

Krisma armësh dhe tension në Veri, Meta: Dënoj sulmet ndaj