AKTUALITET, 1 Gusht 2022, 09:32

Krim brenda familjes shqiptare në Greqi, burri dyshohet se dhunoi dhe më pas vrau gruan me thikë

Krim brenda familjes shqiptare në Greqi, burri dyshohet se dhunoi dhe

Një krim brenda një familje shqiptare ka tronditur zonën e Zakynthos në Greqi, ku burri dyshohet se ka vrarë gruan e tij, ndërsa më pas është shpallur në kërkim.

Sipas mediave greke, burri shqiptar dyshohet se ka goditur disa herë me thikë gruan e tij, e cila më pas ndërroi jetë në spitalin e Zakynthos.

Sipas informacioneve të para, autori i dyshuar pas një zënke ka rrahur rëndë gruan e tij dhe më pas ka arritur ta godasë me thikë disa herë në gjoks dhe në qafë.

Çifti ka tre fëmijë, dy prej të cilëve të mitur.

Ndërkohë departamenti i Policisë së Zakynthos ka nisur punën për kapjen e autorit.