TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur dhe njëherë shqetësimin e tij mbi situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Meta ka postuar në rrjetin social Facebook, një video nga konferenca e ditës së sotme ku i bënte thirrje Beogradit që të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale në veri të Kosovës.
Sipas Metës, Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë ngushtë kundër krimit të organizuar.
"Beogradi të heqë dorë menjëherë nga nxitja e grupeve kriminale në veri të Kosovës me qëllim destabilizimin e situatës. Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë ngushtë kundër krimit të organizuar, edhe përmes Interpolit dhe Europolit", shkruan Meta.