AKTUALITET, 1 Gusht 2022, 15:58

Po tentonte të hynte në atdhe, autoritetet greke ndalojnë në Kakavijë shqiptarin e kërkuar nga Belgjika

Po tentonte të hynte në atdhe, autoritetet greke ndalojnë në

Autoritetet greke në Kakavijë kanë arrestuar një shtetas shqiptar, që ishte në kërkim nga autoritetet në Belgjikë.

Sipas mediave greke, shqiptari kur u kap po tentonte të kalonte kufirin për të hyrë në Shqipëri.

Nga kontrolli rezultoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij kishte një urdhër arresti nga autoritetet belge me akuzat për trafik droge dhe vjedhje.

Shqiptari do të paraqitet në Prokurorine e Janinës ku do të nisin procedurat për ekstradimin e tij.