TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike denoncoi një tjetër skandal të rëndë brenda Bashkisë së Tiranës.
Koordinatori rajonal për Tiranën, Klevis Balloi tha se një zyrtare e Erion Veliajt, i dha kontrata vetëm bashkëshortit të saj.
Bëhet fjalë për një tjetër skandal në kuadër të kompanisë ‘Tirana Parking’.
DEKLARATA E PLOTË
Vjedhjet në institucionet e varësisë së kryehajdutit të Tiranës Erion Veliajt nuk kanë fund.
Tirana Parking në varësi të Mr. Inceneratorit që drejtohet sot nga Erinda Fino, ish-drejtore e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit po në varësi të bashkisë Tiranë.
Në datën 22 dhjetor 2021, Fabjan Diçi, bashkëshorti i Vilma Diçi-t me detyrë (shefe) kryeinspektore e shesheve të parkimit në Tirana Parking, bëhet pronari i shoqërisë TRADE AND CONSTRUCTION GROUP shpk.
Pasi bashkëshorti i shefes bëhet pronar, ky subjekt nga gusht 2023 deri prill 2024 është shpallur fitues dhe ka lidhur kontrata çuditërisht vetëm në institucionet ku punon bashkëshortja e tij, në vlerën totale 580 milionë lekë të vjetra nga këto:
2 kontrata me Tirana Parking dhe 5 kontrata të tjera me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.
Procedura korruptive të Veliajt të zhvilluara në mungesë totale konkurrence dhe si gjithmonë në limitin e fondit për të zhvatur maksimalisht paratë e taksapaguesve të Tiranës.
Sipas Veliajt, të gjithë drejtuesit e emëruar prej tij hanë fiq pas shpinës së tij por e vërteta është se ata paratë i ndajnë me shefin e tyre kryetarin e organizatës kriminale 5D Lali Djegësi.