TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

OMONIA Himarë ka reaguar pas shortit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për caktimin e trupës gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Në reagimin e saj OMONIA e ka cilësuar shortin si të manipuluar, ndërsa shkruan se një nga anëtarët e trupës gjykuese, konkretisht gjyqtarja Daniela Shirka (kryesuese), ka gjykuar më parë Belerin lidhur me kërkesën për ti dhënë lejen për tu betuar si kryetar i Bashkisë Himarë dhe zëvendësimin e masës së arrestit me burg.
OMONIA shkruan se shorti ka për qëllim “vijimin e gjykimit farse kundër Belerit”, ndërsa shton se gjyqtarja Daniela Shirka, duhet t’i shmanget këtij gjykimi me përfundim të paralajmëruar dhe të japë dorëheqjen.
Reagimi:
OMONIA Himare denon me force manipulimin e shortit te hedhur ne Gjykaten e Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me qellim vijimin e gjykimit farse kunder Kryetarit te Zgjedhur te Bashkise Himare Dhionisios Alfred Beleri .Perzgjedhja e Daniela Shirka si kryesuese e trupes qe do te gjykoje ne shkallen e dyte ceshtjen penale te sajuar dhe manipuluar ne dem te Kryetarit te Bashkise Himare te zgjedhur me vote te lire , z.Beleri eshte nje minim qe po i behet standarteve dhe parimeve themelore te gjykimit penal dhe demokracise . Gjyqtarja Daniela Shirka ka gjykuar me pare z.Beleri lidhur me kerkesen e tij per ti dhene autorizimin e lejes se veçante per te kryer betimin si Kryetar i Bashkise Himare dhe kerkesen per zevendesimin e mases se arrestit me burg .
Ne te dyja raste , kjo gjyqtare , ne kundershtim me Kushtetuten e vendit dhe standartet e vendosura dhe sanksionuar nga nje sere vendimesh te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut ka lene ne burg dhe i ka mohuar z.Beleri te drejtat e dhena nga populli i Himares dhe Kushtetuta per tu betuar si Kryetar i zgjedhur .Gjyqtarja Daniela Shirka nuk eshte vecse nje nga te shumtet lakej te pushtetit qe japin cdo dite sherbimet e veta per rregjimin autokratik te instaluar ne sherbim te Kryeministrit Rama. Ndihma e saj ne vjedhjen e mandatit te z.Beleri eshte nje akt i rende dhe me pasoja te medha per drejtesine dhe zhvillimet demokratike ne vend.
Shoqata OMONIA Himare , fton gjyqtaren ne fjale qe nese ka ndopak dinjitet , ti shmanget ketij gjykimi me perfundim te paralajmeruar dhe te jape doreheqjen.Vendosja e drejtesise ne sherbim te interesave politike te dites dhe deshirave te z.Rama eshte pervecse nje krim edhe nje dem i rende qe i behet Shqiperise.Gjykimi qesharak i zhvilluar ne Shkallen e Pare ndaj z. Beleri , pa prova dhe me fakte te manipuluara e mashtrime do te zhbehet shume shpejt !Koha kerkon drejtesi, demokracia kerkon ligj !Zbatoni ligjin !
Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. Ndërkohë në 5 Mars të këtij viti Beleri u dënua me dy vite burgim nga GJKKO, duke u shpallur fajtor për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Ndërsa Pandeli Kokoveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por dënimi me burg për të është pezulluar dhe do të qëndrojë 3 vite në shërbim prove.