TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Andi Tela duke komentuar lënien në burg nga Gjykata e Lartë të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ajo është certifikim të procedurës që është ndjekur deri më tani. Ndërsa lidhur me deklaratat e Ramës pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, se nuk pranon më arrestime pa u bindur për provat, Tela i cilësoi si “noterizime” nga kryeministri.
“Rama e ka nxjerrë dje peshoren e drejtësisë kur ishte seanca dëgjimore me rektorin e Universitetit Bujqësor.
Nga kjo mori spunto, mbasi iku rektori dhe filloi të mbante fjalimin para grupit parlamentar.
Deri sa ishte Ilir Meta ishte në burg këta nuk flisnin për drejtësinë, tani që u fut Veliaj u kujtuan. Se nga opozita nuk ka ngelur më.
Dje Rama tha një frazë që ishte pak e çuditshme, represive ndaj SPAK.
“Këto paraburgimet me një të rënë të lapsit, nuk i pranojmë më dhe skam për t’i pranuar më”.
Rama dje tha se nuk pranoj më arrestime nga gjykata pa u bindur për provat, duhet noterizuar te Edi Rama çdo arrestim që do bëjë SPAK apo gjykata speciale”- tha Tela.