TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku vuri sërish në dukje mikpritjen e popullit shqiptar ndaj hebrenjve në luftën e dytë botërore, si dhe ndaj afganëve dhe iranianëve të dëbuar nga vendi i tyre. Rama gjithashtu vlerësoi përpjekjet e 12 viteve të fundit në Ballkanin Perëndimor për paqe mes liderëve politik.
'Kemi ndërmarrë angazhime të tilla në të shkuarën jo gjithmonë i kemi mbajtur. Kemi paguar çmimin ky është sërish një tjetër shans që e marrim në trysni për në të ardhme më të paqtë dhe të begatë ndërkohë që kohërat janë të zymta. Shqipëria me përulje i bashkohet këtij diskutimi pasi përmbushi misionin në KS. Kishim për qëllim të përdornin atë komunitet vendesh për parime të panoegociushme. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë dhe besim. Me tolerancë nuk nënkuptoj vetëkënaqësi, kërkoj që të shkojmë përtej zonave të rehatisë, me respekt. Jo thjesht duke pranuar mendmin e tjetrit. Për ne shqiptarët toleranca nuk është thjesht pranimi pasiv i diversitetit, kjo tolerancë që shqiptarët myslimanë dhe krishterë shprehën në luftën e dytë ndaj hebrenjve dhe duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë më shumë hebrenj se sa kur lufta nisi. Kërkon të angazhohesh me atë që është ndryshe prej teje.
Të ndërtosh ura që të vazhdojmë të debatojmë dhe të nxisimin mirëkuptim dhe paqe duke vënë veten në vendin e tjetrit. Duke sfiduar veten mbi mundësin e njëanshmërinë që kemi ne, duke për herë nëpi9këpyetje standardet tona të dyfishta morale. Me besim dhe humanizëm u kthyem në strehë të sigurt për njerëzit që ikën nga Kabuli dhe u mirëpritën nga vendi im. I dhamë strehë disa mijëra refugjatëve iranianë. Teherani u angazhua në sulm kibernetike ndaj ndesh. Ishin mjaft brutal por dështuan mjerisht. Nuk lëkundemi dhe nuk lëkundemi për të treguar ata njerëz në vendin tonë. Mikpritja nuk lidhet me ndonjë qëndrim politik kundër Iranit por vetëm me bindjen humaniste. I shtrimë dorën fqinjës Italisë për të lehtësuar vështirësitë që e ka ngarkuar historia, me migracionin. U përpoqëm të vepronim pa pretenduar të zgjidhnim emigracionin në rajon. Nuk qëndruam duar lidhur, bëmë pjesën tonë. Ky solidaritet është boshti në rajonin tonë BP. Pas më shumë se çerekeshekulli, plagët e lëna nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, kemi parë ndërtimin e paqes nga vizioni që çoi në krijimin e BE. Jemi rrekur për në dekadë të bëhemi bashkë të planifikojmë të ardhmen tonë të përbashkët.'