AKTUALITET, 27 Shtator 2024, 21:51

E mitura largohet pa leje nga shkolla tek Fresku, vë në alarm familjen: Gjendet në Laprakë tek shtëpia e gjyshërve

E mitura largohet pa leje nga shkolla tek Fresku, vë në alarm

Një nxënëse 10 vjeçare është larguar sot nga një shkollë në Fresk  pa dijeninë e askujt. 

Njoftimi i policisë:

Ditën e sotme, rreth orës 14:50, është marrë njoftim se një nxënëse 10 vjeçe, që frekuenton një shkollë në zonën e Freskut, është larguar nga ambientet e shkollës pa dijeninë e prindërve dhe stafit të shkollës dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 pas marrjes së njoftimit janë angazhuar maksimalisht për gjetjen e saj me anë të shërbimeve të terrenit dhe duke këqyrur kamerat e sigurisë të bizneseve përreth shkollës.

Pas kryerjes së verifikimeve në terren është bërë lokalizimi i 10-vjeçares, e cila është gjetur në banesën e gjyshërve të saj, në zonën e Laprakës.

E mitura është intervistuar në prani në prindërve dhe psikologëve dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se është larguar nga shkolla me dëshirë.