TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaron se qeveria shqiptare shpenzon 11 herë më pak për qytetarët e saj se qeveritë në vendet e BE-së.
Blushi shkruan se, për çdo shqiptar që paguan rregullisht mijëra lekë taksa, shërbimet publike që merr nga qeveria kapin vlerën rreth 1.7 euro në ditë, thënë ndryshe baras me dy bukë.
Ai thekson se EUROSTAT e rendit Shqipërinë të fundit në rajon dhe Europë për shpenzimet që Qeveria bën për qytetarët.
POSTIMI I PLOTË
Për çdo shqiptar që paguan rregullisht mijëra lekë taksa, shërbimet publike që merr nga Qeveria kapin vlerën rreth 1.7 euro në ditë, thënë ndryshe baras me 2 bukë.
EUROSTAT e rendit Shqipërinë të fundit në rajon dhe Europë për shpenzimet që Qeveria bën për qytetarët.
- Për shëndetin, arsimin dhe shërbimet e përgjithshme publike, “Rilindja” shpenzon në vit 644 euro për çdo qytetar.
- Në Mal të Zi shifra fiksohet pranë 1,585 eurove për frymë, ose rreth 2.5 herë më shumë se në vendin tonë.
- Për Serbinë, shifrat flasin për 1,315 euro për frymë.
- Në Bashkimin Europian, mesatarisht kjo normë fiksohet pranë 7,156 eurove për frymë në vit.
Pra, Qeveria shqiptare shpenzon për qytetarët e saj 11 herë më pak se ajo që shpenzojnë qeveritë e vendeve të BE.
Shqiptarët paguajnë taksat, por Qeveria e tyre i vjedh papushim me inceneratorë, koncensione, tendera sekretë, me PPP, në dogana e tatime dhe me shpenzime luksi, si udhëtimet e Kryeministrit me avion personal.
Është kjo arsyeja pse vetëm në një vit “Rilindja” vodhi 1 miliard euro taksa, ndërkohë që Edi Rama dhe zyrtarët e tij flenë mbi miliona e qindra mijëra euro poshtë dyshekëve dhe mbushin tubat e ajrimit me para.