AKTUALITET, 17 Janar 2023, 14:51

Dhuna ndaj mësuesit në Tepelenë, detajet e reja

Dhuna ndaj mësuesit në Tepelenë, detajet e reja

Zbulohen fakte të reja nga dhunimi i mësuesit 59-vjeçar ne Tepelenë. Policia e Tepelenës ka ndaluar një person, i cili është vëllai i një nxënëseje 13-vjeçare në shkollën 9-vjeçare te Tepelenës. Alvi Gumeni emigrant është kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes se të motrës për ndihme pasi 13-vjeçarja pretendohet se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi 59-vjeçar Kleanthi Laçi.

Vetë Alvi Gumeni është vetëdorëzuar në Policine e Tepelënës, duke dhënë shpjegimin e veta për dhunën që ushtroi ndaj mësuesit të edukimit fizik Kleanthi Laçi, një ditë më parë.

Ai e ndërmori këtë veprim në kushtet e ndihmës që i pati kërkuar e motra e tij nxënëse e Kleanthi Laçit, pasi ky i fundit sipas dëshmisë së të vellait të 13-vjeçares, e kishte ngacmuar shume here seksualisht dhe për këtë ai u kthye ne Shqipëri për te ndërmarrë aktin qe kryer dje.

Ndërkaq ka dhënë dëshminë e saj edhe 13-vjeçarja e pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj Kleanthi Laçi, e cila është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore në prezence të psikologes.