TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin e bërë në gjykatë për statutin e Partisë Demokratike.
Megjithatë në regjistër sot njihet statuti i 17 Korrikut të 2021, i ndryshuar nga Lulzim Basha. Dy grupimet e PD-së së përçarë kanë nisur prej gati një viti betejën në gjykatë për të regjistruar statutet e tyre, si dhe janë bërë disa apelime mbi vendimet e gjykatës.
Situatën e komplikuar e shpjegon ish-ministri i Drejtësisë, juristi Ylli Manjani, i cili thotë se aktualisht PD e rithemeluar deri më sot është e ndaluar të garojë në zgjedhje.
“Kjo është rrjedha e ngjarjeve që kaën çuar në këtë realitet antidemokratik”, shprehet Manjani.
Reagimi i Manjanit
Dmth që të sqarojmë konfuzionin:
1. Luli në 17 Korrik 2021 ndryshoi statutin, por s'e kishte regjistruar në gjykatë.
2. Mbi statutin e 17 Korrikut i vetëmblodh Kuvendi i PD dhe bëri statutin e tij më 11 dhjetor 20221.
3. Luli, për inat të 11 Dhejtorit 2021, pavarësisht se i shkarkuar, u vetëmblodh te Pallati i Kongreseve dhe bëri statutin e ri të 18 dhjetorit 2021.
4. Ndërkohë që PD e rithemeluar çoi për regjistrim statutin dhe ndryshimet e tij në Gjykatën e Tiranës, të njëjtën gjë bëri dhe Luli, pra çoi në gjykatën e Tiranës kërkesën për regjistrimin e statutit të Korrikut dhe të 18 dhjetorit.
5. Gjykata e Tiranës, gjyqtarja Blerina Muçaj, vendosi të lejojë rregjistrimin e statutit të Korrikut, por jo të 18 dhjetorit.
6. Ndërkohë po në gjykatën e Tiranës Agron Zhukri vendosi të lejojë rregjistrimin e statutit të 11 dhjetorit 2021, që miratoi kuvendi te stadiumi.
7. Para se të bëhej regjistrimi i statutit të PD së rithemeluar, Gaz Bardhi paraqet ankim në Apel kundër vendimit të Agron Zhukrit. Praktikë e palejueshme sepse as Luli e as Gazi nuk ishin palë në gjykim.
8. Gjykata e Tiranës i hap rrugë ankimit absurd të Gaz Bardhit. Ky ankim, pra që nuk lejon regjistrimin e PD së rithemeluar, ende nuk është shqyrtuar në Apel!!!!!
9. Apeli ka patur në shqyrtim një ankim tjetër të bërë nga Alibeaj ndaj vendimit të Blerina Gurit për mosregjistrimin e statutit të Lulit me 18 dhjetor. Ankim i cili përfundoi me turp për ankuesit.
10. Pra në regjistër sot njihet PD e Korrikut të 2021, duke mos lejuar regjistrimin e 11 dhjetorit 2021 ku filloi realiteti që shohim të gjithë.
11. Gjykata e Apelit, me relatore Elona Stavrin nuk ka gjetur ende kohë të hedhë poshtë një ankim të Ali-Bej-Bashës, që s'ka pikë legjitimiteti.
Përfundimisht PD e rithemeluar deri më sot është e NDALUAR TË GAROJË në zgjedhje.
Kjo është rrjedha e ngjarjeve që na kanë çuar në këtë realitet ANTIDEMOKRATIK!
Dikush fërkon duart, dikush gishtat e dikush barkun,por kjo nuk ka lidhje me zgjedhje demokratike, kur një grupimi të madh i mohohet e drejta të garojë.