TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria do të nisë së shpejti përdorimin e gjerë të Inteligjencës Artificiale, për të sjellë një ndryshim thelbësor në jetët e qytetarëve. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj mori pjesë në punimet e Tech Accelerator, organizuar nga Instituti Tony Blair për Ndryshim Global në Bruksel, nga ku prezantoi planin përShqipërinë plotësisht digjitale në 2030.

“Shqipëria do nisë së shpejti përdorimin e gjerë të Inteligjencës Artificiale duke sjellë një ndryshim thelbësor në jetët tona. Teknologjia e re do të mundësojë shërbime proaktive, asistencë zanore për çdo shërbim publik, lehtësi në aplikim. Por jo vetëm kaq. Përmes Inteligjencës artificiale do të rritet transparenca në prokurimet publike, në sektorin e tatim-taksave, në administratën publike”, tha Karçanajnë një njoftim në mediat sociale.
Sipas saj, Shqipëria është gati për nisjen e e-Albania 2.0 me shërbime publike online proaktive përmes inteligjencës artificiale.
“Forumi i TechAccelerator ishte një shans për t’unjohur me zhvillimet më të fundit në teknologji por edhe me eksperiencat e suksesshme të përdorimit të Inteligjencës Artificiale në shërbim të njerëzve”, shtoi Karçanaj.

e-Albania ka sjellë ndryshim cilësor në jetën e shqiptarëve. Vendi ynë ka marrë vlerësime të vazhdueshme nga institucione të ndryshme ndërkombëtare, si OECD, KE, DASH, të cilët nëpërmjet raporteve të tyre janë shprehur me nota pozitive për progresin, duke na renditur ndër të parët nërajon dhe krahas vendeve të zhvilluara europiane.
Përllogaritet se qytetarët dhe bizneset tashmë kanë kursyer 12 milionë euro dhe 1010 vite pritje në radhë, falë procesit të digjitalizimit.

Aktualisht në platformën e-Albania janë 1231 shërbime elektronike ose 95 % e të gjitha shërbimeve publike shtetërore.