AKTUALITET, 31 Tetor 2023, 15:03

“Mjaft është mjaft!”, Bardhi thirrje të fortë për mazhorancën: Po na çoni drejt akteve ekstreme

“Mjaft është mjaft!”, Bardhi thirrje të fortë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se opozita do të reagojë me çdo mjet demokratik sa herë që mazhoranca i shkelë të drejtat e saj.

Ai tha se mazhoranca po i detyron ata të shkojnë drejt ekstremit, madje nuk e përjashtoi se mund të hyjnë edhe ën grevë urie për të mbrojtur siç tha ai interesin e qytetarëve të ndershëm të Shqipërisë.

“Të gjitha skenarët. Çdo provimi do t’i përgjigjemi me mjete demokratike. E kam thënë që përpara dy javësh se Po na nxisin drejt akëtëve ekstreme.  Jemi të gatshëm të bëjmë çdo akt sakrificë dhe çdo akt ekstrem. Brenda hapësirë demokratike që do gjejmë për t’u vetëmbrojtur deputetë e opozitës.  Nuk jemi të gatshëm që mandatit e fituara me sakrificë t’ia dhurojmë Edi Ramës edhe kukullave të tij në Kuvendin e Shqipërisë. I kemi fituar me votën të ndershme dhe do jemi në atë sallë për të mbrojtur interesat e qytetarëve të thjeshtë. Ne jemi aty për të mbrojtur interesin publik me çdo mjet”, tha ai.

Sipas Bardhit, nëse mazhoranca nuk i respekton, ata do t’u përgjigjen me të njëjtën monedhë duke thënë se nuk do t’i lejojnë të kryejnë punën e tyre. “Ne kemi thënë se për sa kohë nuk na lejojnë të bëjmë punën tonë, as ne nuk do t’i lejojmë të bëjnë punën e tyre. Mjaft është mjaft. Opozita nuk mund të asgjësohet në Parlament, opozita është edemet i domosdoshëm në shoqëri demokratike”, shtoi ai.