AKTUALITET, 31 Tetor 2023, 16:38

Acarohen tonet në Sekretariatin e Etikës, Bushka s’i jep fjalën Berishës, Noka shkul mikrofonat

Acarohen tonet në Sekretariatin e Etikës, Bushka s’i jep

Sërish tensione në Sekretariatin e Etikës. Deputetët e opozitës kanë penguar zhvillimin e mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, ku pritej të merrej vendimi për të përjashtuar 7 ligjvënësit e opozitës.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka kërkuar të flasë gjatë kësaj mbledhje.

Por kryetarja e komisionit të Etikës, Klotilda Bushka nuk i ka dhënë të drejtën e fjalës, ç’ka ka acaruar tonet. Deputeti i PD, Flamur Noka i ka shkulur mikrofonin Bushkës dhe kolegëve të PS, duke i detyruar të ndërpresin mbledhjen. Ndërkohë që në ambientet e brendshme ka ndërhyrë dhe Garda e Republikës. Bushka dhe anëtarët e PS janë mbledhur në zyrën e saj, ndërkohë që edhe ky ambient është ’zaptuar’ nga deputetët e opozitës.