TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mes 5 viktimave nga aksidenti i rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut ka edhe shqiptarë.
Lajmi konfirmohet nga policia gjermane për DPA. Mësohet se mes viktimave, 3 janë shtetas shqiptarë. Policia sqaroi për mediat gjermane se 3 viktimat nuk ishin me shtetësi bullgare, por shqiptarë, ndërsa nuk dihen identitetet e tyre. Sipas informacioneve të DPA, një person është i plagosur, por në gjendje kritike për jetën.
Sipas informacioneve, aksidenti në punë është shkaktuar nga shembja e skelës në një bosht ashensori.