TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mësohet emri i personit, ndaj të cilit është qëlluar me armë zjarri në Shkodër. Ai është Alban Bruçi, i cili për fat të mirë nuk është dëmtuar nga të shtënat.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme pak metra larg banesës së tij.
Bruçi ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Audi” ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt automjetit të tij.
Nga këqyrja paraprake e makinës, janë vënë re se plumbat kanë depërtuar në njërin prej xhamave.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.